Avokati: Covid-19 strategji e Iluminatit dhe masoneve, çfare duan te na injektojne ne trup

Në një intervistë në studion e “Abc-ja e mëngjesit’, me Enkel Demin, avokati Zaçe Islamaj foli për teorinë konspirative, të cilën ai e beson lidhur me përhapjem e Covid-19 në botë.

Islamaj është i bindur se e ka kaluar vetë sëmundjen dhe niset nga simptomat që ka pasur në muajin janar dhe shkurt.

Pak ditë më parë avokati tha se është gati të infektohet i pari.  Sipas tij e gjithë kjo është një situatë konspirative dhe, siç thotë ai është pikërisht propaganda e Iluminatit dhe e masonëve që e ka krijuar këtë.

Po ashtu gjatë bisedës në studio, ai tha se njerëzve u thuhet se do të shpiket vaksina, por sipas tij kjo vaksinë nuk ekziston dhe ai beson se edhe vaksina e gripit nuk ka efekt.

“Pandemia shërben për të dobësuar ekonominë e qytetarëve. Thuhet që do bëhet vaksina. Ata presin që të vijë vaksina, kjo vaksina nëpërmjet aparaturave telefonike 5G, duan që nëpërmjet mikroelementeve që futen në trup, me këtë antenën 5G të merr jetën në çdo kohë.Duan të zvogëlojnë numrin e popullsisë. Unë u kam thënë qytetarëve në asnjë mënyrë vaksinën”, tha ai mes të tjerash.

User Input